KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Embrioni hibrid i njeriut dhe derrit
embrioni, njeri dhe derr, hibride, krijimi, studiuesit, bioteknologji

Embrioni hibrid i njeriut dhe derrit

Tingëllon si fantashkencë, por studiuesit kërkojnë të krijojnë hibride të njeriut dhe derrit që do të ofrojnë organet për transplante. Me truket bioteknologjike, mund të krijohen kështu zemra e njeriut, veshkat dhe organe të tjera. Provat e para tashmë janë kryer. Në revistën Cell, shkencëtarët amerikanë raportojnë suksesin e krijesës hibride, të quajtur Çimera. Për herë të pare, ishte e mundur krijimi i embrioneve që bartin qelizat nga njerëzit dhe derrat njëkohësisht. “Qëllimi ynë përfundimtar është të krijojmë indet funksionale dhe organet, por ende jemi larg”, thotë autori kryesor Huan Karlos Belmonte i Institutit Salk. Punimi është një hap i parë i rëndësishëm. Përpjekjet ishin të mëdha. Pas eksperimenteve me disa hibride të tjera, përpjekjet u përqendruan te hibridi derr-njeri. Është shumë më e vështirë, sepse këta dy gjitarë nuk janë dhe aq të afërt – materiali gjenetik përputhet vetëm në masën 90 për qind. Por derrat janë të përshtatshëm si donatorë organesh për shkak se trupat e tyre kanë madhësinë e duhur. Nevoja për organe është e madhe. Vitin e kaluar në Gjermani, 857 persona kanë dhuruar pas vdekjes organet për pacientët terminalë. Megjithatë, më shumë se 10.000 pacientë janë në listën e pritjes, pasi kanë nevojë për zemër, veshka, mëlçi, mushkëri apo pankreas.

Sicred