KRYEFAQJA » LAJME » EMANUELE NDOJ, NGA BRESHIA, DREJT SERISË A

EMANUELE NDOJ, NGA BRESHIA, DREJT SERISË A

Emri i tij por përmendet gjithnjë e më shpesh, por, me afrimin e merkatos së janarit, duket se mesfushori shqiptar i Breshias, Emanuele Ndoj, mund të transferohet shpejt në Serinë A. Ndoj, i cili po luan rregullisht me Breshian në Serinë B, po ndiqet me interes nga klube të njohura. Konfirmimi ka ardhur nga administratori i përgjithshëm i këtij klubit, Rinaldo Sgramol. “Interesimi i Xhenoas për Morosinin është i ditur, por mund të them të njëjtën gjë për Bizolin, për të cilin interesohen shumë klube të tjera në A, ashtu si edhe për Ndojin”, – ka thënë ai për mediat italiane, duke vijuar: “Shpresoj që të gjithë të qëndrojnë deri në fund të sezonit këtu, edhe nëse arrijmë t’i shesim në janar, por nuk mund të garantoj asgjë.” Vetë futbollisti ka thënë se për momentin është i lumtur që luan rregullisht me ekipin e parë të Breshias. “Të kalosh nga të rinjtë te ekipi i parë nuk është asnjëherë e lehtë, kohët dhe ritmet e lojës janë shumë të ndryshme, por ndjehem i kënaqur pasi kam luajtur mjaftueshëm deri tani”, deklaroi Ndoj. “Merkato? Kënaqesh kur dëgjon gjëra të tilla, por nuk di asgjë për merkaton. Unë mendoj vetëm për të bërë sa më mirë me fanellën e Brescias”, – shtoi futbollisti shqiptar për mediat italiane. Ndoj u transferua në verën e vitit 2016 nga akademia e Romës tek Breshia, pasi klubi në fjalë pagoi 1.2 milionë euro për kartonin e mesfushorit të talentuar, i cili në të kaluarën ka luajtur me kombëtaret e Nën-17 dhe Nën-19-vjeçarëve të Shqipërisë. Futbollisti po monitorohet aktualisht jo vetëm nga stafi i Nën-21-vjeçarëve, por edhe nga trajneri Xhovani De Biazi.

Sicred