KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Elne, muze me piktura false

Elne, muze me piktura false

Muzeu më i rëndësishëm i qytetit francez, Elne, zbuloi se gjysma e koleksionit të tij të pikturave ishin false, sipas te përditshmes franceze ”Le Figaro”. Muzeu ka në pronësi të tij vetëm piktura të katalanasit Etienne Terrus, i njohur sidomos për peizazhet e Rusijonit, të blera mes viteve 1990-2000. Rreth 80 nga veprat e tij, piktura, akuarele dhe vizatime, u zbuluan se ishin kopje, por që ishin paguar 160 000 euro. Alarmi u dha nga historiani i artit, Eric Forcada, i cili para disa muajsh kontaktoi me muzeun duke shprehur dyshimin për origjinalitetin e veprave. Një grup ekspertësh i analizoi dhe rezultoi se mund të ishin false. “Për bashkinë kjo është një katastrofë”, tha kryetari i saj, i cili ka bërë edhe denoncimin e rastit. Pas zbulimit, muzeu, i inauguruar në vitin 1994, u mbyll për një periudhë të shkurtër kohe dhe më pas u rihap pa probleme.

Sicred