KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Elizabeta e Dytë feston 92 vjetorin e lindjes
Elizabeta e Dytë feston 92 vjetorin e lindjes

Elizabeta e Dytë feston 92 vjetorin e lindjes

Mbretëresha Elizabeta e Dytë festoi dje 92 vjetorin e lindjes së saj me një koncert ku performuan këngëtarë britanikë si Sting, Tom Xhons dhe Xhemi Kallëm. Kajli Minog, Shegi dhe Kreig Dejvis ishin mes atyre që u ngjitën në skenë për Festën e Ditëlindjes së Mbretërreshës që u zhvullua në Sallën Mbretërore Albert. Elizabeta, ishte në shfaqje së bashku me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore. E shoqëruar nga Princi Çarls dhe Princi Uilliam, ajo përshëndeti turmën para se të ulej për të ndjekur performancat. Publiku këndoi gëzuar ditëlindjen kur mbretëresha u ngjit në skenë në fund të programit. Princi Herri, dhe e fejuara e tij Megan Markëll, ishte personi që drejtoi edhe nderimet për gjyshet e tij. Ndërkohë, gjatë paradites së djeshme, ditëlindja e monarkes u përshëndet me të shtëna armësh në Parkun Hajd, Kullën e Londrës, në një kështjellë në Uells dhe në qytetin e Uindsor. Mbretëresha feston dy ditëlindje çdo vit: ditën aktuale të lindjes së saj, që është në 21 prill, dhe të cilën ajo e feston privatisht me familjen, dhe ditën zyrtare të lindjes të cilën ajo e feston të shtunën e dytë të qershorit.

Sicred