KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Eliminohet lideri suprem i ISIS, Al-Baghdadi

Eliminohet lideri suprem i ISIS, Al-Baghdadi

Moska zyrtare ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka eliminuar liderin suprem të ISIS-it, i cili lajmëroi edhe krijimin e kalifatit islamik. Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se mund të ketë vrarë udhëheqësin famëkeq Abu Bakr Al-Baghdadi në një sulm ajror në jug të Rakas të Sirisë, në fund të majit. Në një deklaratë, ministria tha se ishte ende duke kërkuar konfirmim,  por “burime të sigurta” i kishin raportuar ushtrisë ruse se udhëheqësi i ISIS-it ishte eliminuar gjatë sulmit ajror. Gjatë këtij sulmi janë vrarë rreth 330 persona, duke përfshirë disa pjestarë të grupit ekstremist Shteti Islamik. Ky sulm kishte shënjestruar një takim të militantëve të Shtetit Islamik, të cilët ishin duke diskutuar rreth bazës së tyre Raka, vend në të cilin grupi ekstremist është në presion nga sulmet e forcave siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. Vendndodhja e tij ka qenë e panjohur për mua të tërë.

Sicred