KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Elektronikë, gati panairi i Las Vegasit
Elektronikë, gati panairi i Las Vegasit

Elektronikë, gati panairi i Las Vegasit

Me ardhjen e janarit, të apasionuarit e teknologjisë po presin me padurim të njihen me paisjet më të reja elektronike. Panari ndërkombëtar i pajisjeve elektronike për konsumatorët, shkurtimisht CES, është vendi ku kompanitë e ndryshme teknologjike prezantojnë produktet e tyre, me shpresën se ato do të bëhen te preferuara në mbarë botën. Vit pas vitit, panairi në Las Vegas ka thyer rekorde. Janarin e shkuar më shumë se 4 mijë kompani prezantuan produktet e tyre, duke tërhequr më shumë se 180 mijë profesionistë të industrisë. Kjo, padyshim për faktin se në panair mund të shohin porthuajse gjithcka që ka rëndësi në botën e teknologjisë. Specialistët thonë se presin një zhvillim të mëtejshëm të robotëve të vegjël argëtues, si dhe makineritë e mëdha që mund të sherbejnë në hollet e hoteleve, aeroporte dhe vende të tjera publike. Asistentët personalë dhe altoporlantët inteligjentë janë bërë shumë popullorë, ndaj panairi mund të sjelle më shumë pajisje që veprojnë me komanda zanore dhe kryejnë detyra të ndryshme. Ndërsa qytetet luftojnë ndotjen dhe bateritë bëhen më të mira dhe kushtojnë më pak, shumë lloje mjetesh elektrike të transportit personal mund të jenë pjesë e panairit të sivjetshëm. Po ashtu mund të priten frigoriferë dhe pjatalarëse inteligjente, fshesa robotike, pastrues dritaresh e madje edhe modele të reja të tualetesh. Pamja tërheqëse dhe çmimi i përballueshëm i paisjeve të realitetit virtual sa vjen dhe shtohet, ndaj edhe surprizat në panair janë të pritshme, ndërsa priten edhe modele të reja dronësh.

Sicred