KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Elefanti dhe Roboti; Sfida e rracës njerëzore në sport
elephant, futballist, futboll, sport, robot, robotet dhe kafshet, sfidojne humanet, sfide ndaj njerzve

Elefanti dhe Roboti; Sfida e rracës njerëzore në sport

Kush tha që sporti është ekskluzivitet i njerëzve? Ky elefant, por edhe një robot që do ta ndjekim në vijm, dëshmojnë se raca njerëzore po sfidohet çdo ditë nga kafshët, apo edhe makineritë. Ky elefant sfidon gjasat dhe paragjykimin e të qenit një kafshë e stërmadhe dhe e ngathët, duke dëshmuar një talent të jashtëzakonshëm në futboll. Ndërkaq, ky robot, i ndërtuar nga inxhinjerët e “Google”-it, dëshmon se, nëse do të kishte një Olimpiadë për këtë kategori makinerish, ai padyshim që do të ishte një konkurrent i jashtëzakonshëm. I mbiquajtur “Hendëll”, ai mund të kryejë në sërë funksionesh dhe, ajo që është më mbresëlënëse, është se ka një sens të jashtëzakonshëm barapeshimi pavarsisht sipërfaqes ku lëviz, që sfidon kufinjtë njerëzorë. Me pak fjalë, njerëzit po sfidohen seriozisht, nga kafshët dhe robotët.