KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Eleanor” godet Britaninë dhe Francën
"Eleanor" godet Britaninë dhe Francën

“Eleanor” godet Britaninë dhe Francën

 

Britania e Madhe është goditur nga stuhia “Eleanor”, e cila ka lënë pa energjie elektrike shumë banorë, ndërsa është rrezikuar edhe jeta e shumë njerëzve. Këtë mëngjes shumë udhëtime janë anuluar pasi edhe forca e dallgëve të detit ishte shumë e mAdhe. Shoferët u përballën me vonesa në rrugën M5 gjatë natës dhe në  mëngjes pasi dy kamionë u përmbysën gjatë stuhisë “Eleanor”.
Një paralajmërim i verdhë është lëshuar për Irlandën e Veriut, Anglinë, Uellsin dhe skajet jugore të Skocisë. Gjithashtu është paralajmëruar për ura të mbyllura, ndërprerje të energjisë dhe ndërprerje të valëve të telefonave, duke shkaktuar një kaos.
Stuhia ”Eleanor”, pritet të godasë edhe gjysmën e Francës. Sot në mëngjes stuhia preku Bretanjën, La Manshin, veriun dhe rajonin parizian me erëra të forta lokale që kalojnë 120 kilometra në orë me drejtim verilindje.
Përballë kësaj stuhie që vinte nga veriu i Irlandës, 47 rajone franceze janë vënë në alarm portokalli. Për shkak të kësaj stuhie, qarkullimi i rulotëve, i automjeteve që tërheqin rimorkio, i automjeteve transportuese që janë bosh, i motorëve dhe kalimtarëve është i ndaluar në zona veçanërisht të ekspozuara siç janë Ura e Normandisë dhe rruga “Grand Canal”.
”Eleanor” është stuhia e katërt që prek vendin që prej fillimit të dhjetorit.

Sicred