KRYEFAQJA » LAJME » ELBASANI MUND TURBINËN 3-1, SHPRESON PËR MBIJETESË

ELBASANI MUND TURBINËN 3-1, SHPRESON PËR MBIJETESË

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur sot pasdreke takimin e prapambetur të javës së saj të 21-të, që është edhe java e 3-të e fazës së 3-të. Takimi që u zhvillua në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ishte ai Elbasanit dhe Turbinës, është i vlefshëm për grupin B, apo grupin e Jugut. Siç dihet, në bazë të formulës së këtij sezoni, në këtë fazë të 3-të, janë ndarë në dy nëngrupe të tjera secili. Pesë skuadrat e gjysmës së sipërme të rendites në përfundim të dy fazave të para vijojnë betejën midis tyre për ngjitjen në Kategorinë Superiore, kurse 5 të tjerat për të shmangur rënien në Kategorinë e Dytë. Përballja midis Elbasanit dhe Turbinës ishtë e vlefshme për luftën për mbijetesë në grupin A, dhe vendasit kanë fituar me shifrat 3-1, duke marrë 3 pikë mjaft të çmuar në përpjekjet për të shmangur rënien në nivelin e 3-t të Kampionatit Kombëtar. Lleshi dhe Kasa kanë realizuar brenda 3 minutash, përkatësisht në të 30-tën dhe në të 33-tën, duke bërë që Elbasani ta mbyllë pjesën e parë me këtë epërsi dygolëshe. Luta e ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për vendasit në fillimin e pjesës së dytë, duke e bërë të pavlefshëm golin e vetëm të cërrikasve. Pas kësaj fitoreje, vendasit ngjiten në kuotën e 11 pikëve dhe braktisin vendin e fundit, ku tanimë ka zbritur Sopoti, me 10 pikë.

Sicred