KRYEFAQJA » LAJME » Elbasani gati për të hapur dyert e shkollave – 42 mln lekë investime për përgatitjen e godinave

Elbasani gati për të hapur dyert e shkollave – 42 mln lekë investime për përgatitjen e godinave

145 godina shkollore të arsimit parauniversitar, 17 kopshte si dhe 3 çerdhe të Bashkisë Elbasan janë gati për të pritur nxënësit dhe fëmijët në sezonin e ri 2018-2019 .Sipas përgjegjësit të arsimit në bashkinë Elbasan z.Ylber Kasa  me një fond prej 42 milionë lekësh është ndërhyrë për rikonstruksione të pjesshem e mirëmbajtje rutine.

Ylber Kasa, përgjegjës i arsimit në bashkinë Elbasan, thotë: “Konkretisht është ndërhyrë në shkollat 9 vjeçare ku më problematike ka qënë shkolla “Haxhi Hasani”, “Naim Frashëri”. Në 90% të tyre është ndërhyrë nga ana e bashkisë”.

Paralelisht me përgatitjen e godinave në Elbasan vijon shpërndarja e teksteve. Sipas të dhënave të bashkisë, deri tani janë shpërndarë mbi 90 % e librave.

Sicred