KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan, vjedhje e plagosje e policëve

Elbasan, vjedhje e plagosje e policëve

Tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur me gërshërë mëngjesin e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” në qytetin e Elbasanit. Autori është identifikuar si Nerfan Halimllari, i cili më herët kishte grabitur një dyqan në lagjen e tij. Pronari i biznesit Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura, 20 mije leke. Në këtë moment sipas policisë, Halimllari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës gërshërë. Punonjësit e Patrullës kanë ndërhyrë per ta parandaluar dhe gjatë neutralizimit të autorit, janë lënduar 3 punonjësit e Policisë, të cilët morën ndihmën mjekësore në spital së bashku me autorin e grabitjes.Nga ana tjetër nëna e autorit të ngjarjes Enverie Halimllari pretendon se kanë qënë efektivët e policisë të cilët kanë goditur të parët me mjete të forta të birin dhe ky i fundit ka reaguar duke përdorur gërshërët që kishte në banesë. E moshuara kërkon mëshirë për djalin e saj, pasi thotë se ai prej kohësh ishte në depresion pas divorcit me bashkëshorten dhe largimin e fëmijëve. Grupi hetimor nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burime policore bëjnë me dije se tre efektivët e policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sicred