KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan, vazhdon pa problem shpërndarja e librave

Elbasan, vazhdon pa problem shpërndarja e librave

Në Elbasan ka disa ditë që ka filluar shpërndarja e librave shkollorë për të gjithë sistemin para universitar. Nga Drejtoria Arsimore pohojnë se ky proces ka patur ecuri të mirë. Shpërndarja e tyre bëhet në 7 pika të ndryshme të qytetit. Ndërsa për ciklin 9 vjeçar nuk ka mungesa, për arsimin e mesëm edhe pse janë prodhur 7 tituj tekstesh, nuk po shpërndahen për mungesë pullash fiskale.
“Shitja ka filluar që në datën 25 gusht. Librat nga klasa e parë deri në klasën e 9-të janë 100 përqind. Në gjimnaze ka shumë pak mangësi që do plotësohen shumë shpejt” thotë një prej shitëseve të librave.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit nuk janë shënuar radhë për marrjen e tyre. Një prind thotë se ka marrë librat dhe çdo gjë është në rregull. Ndërsa një tjetër shton se “Do kishte dëshirë që librat e fëmijëve të ishin pa lekë”.
Në Elbasan këtë vit fillojnë shkollën mbi 27 mijë nxënës, prej të cilëve 5500 në arsimin e mesem.

Sicred