KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan, Rama pritet me protestë dhe buzeqeshje!
Elbasan, Rama pritet me protestë dhe buzeqeshje!

Elbasan, Rama pritet me protestë dhe buzeqeshje!

Në hyrje të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” një grup personash që pretendonin të ishin studentë, e kanë pritur kryeministrin Edi Rama me pankarta në duar ku shkruhej: “Reforma në arsim është e dështuar!” si dhe “Rama jep dorëheqjen!”. Në prani edhe të forcave të policisë, të rinjtë kanë qëndruar në ambjentete e jashtme të këtij universiteti edhe mbasi kreu i qeverisë ka hyrë brenda për të mbajtur leksionin e hapur.
Në dalje zoti Rama u prit nga një grup nxënësish të qytetit të cilët këmbëngulën të dilnin në fotografi.
Në një tjetër zhvillim, për studentët të cilët qëlluan me vezë kryeministrin Rama në Fakultetin e Shkencave Sociale në vitin 2015, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot nga gjykata dënimin me 60 orë punë në interes publik për secilin student.

Sicred