KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan; Nis shërbimi i kimioterapisë
kimioterapia, elbasan, nis procesi i kimios, hap i rendesishem, mjekesi, kurimi i kancerit

Elbasan; Nis shërbimi i kimioterapisë

Të sëmurët me kancer gjiri dhe atë të zorrës së trrashë në qarkun e Elbasanit, për të marrë shërbimin e kimioterapisë, nuk kanë pse udhëtojnë më drejt Tiranës. Prej fillimit të këtij muaji, ky shërbim ofrohet pranë spitalit rajonal Elbasan, sipas gjithë protokolleve. Ofrimi i këtij shërbimi sa më pranë vendbanimit të pacientëve jo vetëm lehtëson barrën financiare të familjeve, por i shërben më mirë menaxhimit të simptomave pas trajtimit me kimioterapi. Sipas mjekes Luljeta Vathi, “Ky është, sigurisht, një sherbim në të mirë të popullatës sonë dhe një hap i madh përpara për mjekësinë tek ne.” Spitali i Elbasanit është një prej 5 spitaleve rajonale,ku ofrohet shërbimi i kimioterapisë dhe për këtë vit, në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë janë planifikuar 100 milionë lekë për të siguruar barnat citostatikë për mjekimin pacientëve me këto sëmundje.

Sicred