KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan, nis lirimi i territorit të QS “Xhaferr Kongoli”

Elbasan, nis lirimi i territorit të QS “Xhaferr Kongoli”

Aksioni i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për lirimin e territorit të spitaleve nga aktivitetet dhe bizneset që nuk kanë lidhje me shëndetësinë, ka mbërritur edhe në Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Bashkëpunini me IKMT Tiranë dhe IMT pranë Bashkisë së Elbasanit, ka bërë të mundur prishjen e disa lokaleve që ishin në brendesi të territorit të qendrës spitalore. Lajmi është konfirmuar nga Aurel Kaja drejtor i IMT pranë Bashkisë së Elbasanit.
Në terretorin e Qendrës Spitalore të Elbasanit ndodhen edhe dy objekte të mëdha lokale që janë me dokumente të rregullta pronësie, por ndaj tyre nuk mund të ndërhyhet pa një vendim VKM për shpronësim. Qendra Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan aktualisht shtrihet në mbi 10 mijë metra katror me lulishte dhe rrjet të brendshëm rrugor.

Sicred