KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan: Mungon tregu i qershive

Elbasan: Mungon tregu i qershive

Fermeri Musa Çekrezi nga fshati Krahas në Elbasan ka mbi 20 vjet që kultivon pemën e qershisë. Në 1 ha tokë ka mbjellë mbi 300 rrënjë qershi. Në investimin e kryer ai ka punësuar të gjithë pjesëtarët e familjes, ndërsa në kulmin e prodhimit ai punëson dhe bashkëfshatarë të tjerë. Por tregu mbetet shqetësimi i tyre në kohën e vjeljes së këtij fruti:“I lutemi shtetit të na hape një pikë grumbullimi pasi ajo na lehtëson shumë në çështjen e shitjes së mallit se kjo është çështja më kryesore për ne fermerët”. Transporti dhe shitja e prodhimit mbetet shqetësim kryesor edhe për fermerët e fshatit Godolesh në bashkinë Elbasan: “Kemi shumë vështirësi në tregun e qershisë gjithashtu edhe në shitjen e produktit. “Malli nuk po ecën siç po duket, tallen tregtarët me mallin duan ta vendosin çmimin sipas qejfit prandaj duam një rrugezgjidhje nuk na del kosto e shpenzimit që bëjmë tek qershia”. Fermerët e këtij fshati mbulojnë me qershi afro 80% të nevojave të tregut të Elbasanit, Tiranës dhe Durrësit, por edhe këtë vit ata kanë rezerva të shumta për mënyrën e organizimit të tregut të këtij produkti, që çdo gjë po i lihet spontanitetit.

Sicred