KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan, ministri i brendshëm Xhafaj paralajmëron masa të ashpra

Elbasan, ministri i brendshëm Xhafaj paralajmëron masa të ashpra

Nga Elbasani, qyteti që kohët e fundit është përfshirë nga ngjarje të renda kriminale ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pranon indirekt se krimi deri më tani nuk është goditur ndërsa parlajmëroi goditje të forta mbi bandat që veprojnë aty. Ministri përmendi me emrat edhe fiset e njohura me probleme me drejtësinë, si Çapjat apo Çelajt. “Jo rastësisht ne u mblodhëm në Elbasan pasi Elbasani pati një situatë jo pozitive gjatë këtij viti që ende nuk ka marrë përgjigje dhe zgjidhjen e duhur. Sa i përket kriminalitetit mbetemi të shqetësuar për Elbasanin. Jemi duke marrë masat e duhura. Kemi atashuar njerëzit më të mira dhe ekspertët më të mirë që po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe provave. Dua të them se qoftë Çapajt apo Çelajt, që nuk mund të simbolizojnë njërëzit me vlera të Elbasanit dhe të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, do të marrin përgjigjen e merituar”.
Zoti Xhafaj ndodhej aty në një seancë konsultimi i modelit pilot të ristrukturimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit mbështetur nga projekti suedez. Ministri theksoi se situata ishte shqetësuese dhe për këtë qëllim Policia e Elbasanit po reformohet. “Por edhe masat e ashpra që morëm që janë të merituara sipas meje. Lind nevoja për riformatim të struktuarave dhe jo rastësisht sollëm Drejtorin e Departamentit e Sigurisë Publike” tha ai.
Vizita dhe deklaratat e ministrit Xhafaj vijnë katër ditë pasi Elbasan u trondit nga një atentat i dështuar ndaj një anëtari të fisit Çapja. Autorët e ngjarjes dyshohet se u larguan me një makinë tip BMW, e cila u gjet e djegur.

Sicred