KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan: Hetohet mjekja pas vdekjes së një 18-vjeçareje

Elbasan: Hetohet mjekja pas vdekjes së një 18-vjeçareje

Një mjeke e spitalit të Elbasanit po hetohet në gjendje të lirë pas vdekjes së një 18-vjeçareje. Kirurgia do të hetohet për mjekim të pakujdesshëm. Kjo pasi një 18 vjeçare kreu një ndërhyrje kirurgjikale, dhe ndërroi jetë pak pas operacionit. Kanë qënë familjarët e saj që kanë bërë kallëzimin pasi dyshojnë se shkak i vdekjes së saj ka qënë mjekimi i pakujdesshëm. Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko-ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes të së resë.

Sicred