KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan, digjet në banesë një çift bashkëshortësh

Elbasan, digjet në banesë një çift bashkëshortësh

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin, ndërsa një çift bashkëshortësh u gjetën të djegur në banesën e tyre. Trupat e bashkëshortëve Shyqyri (Vasil) Liçi 65 vjeç dhe Sabire Liçi, 60 vjeçe janë gjetur nga nipi i tyre një ditë më parë, i cili kishte hyrë në banesë nga dritarja. Trupat u tërhoqën nga uniformat blu, të cilët i dërguan ata në morg ku po kryhet edhe ekspertimi i metejshëm. Policia e klasifikon ngajrjen si aksidentale, por ende mbeten të paqarta rrethanat e ndezjes së zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga bombola e gazit, e cila ka qënë e ndezur, duke shkaktuar edhe humbjen e jetës së çiftit, ndërsa zjarri është përhapur vetëm në pjesën e brendshme. Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndërruar jetë bashkëshortët. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur qysh ditën e hënë, por ajo u zbulua nga nipi vetëm mbrëmjen e së martës. Mos dalja e flakëve të zjarrit në pjesën e jashtme ka bërë që fqinjët të mos pikasin asgjë. Çifti Liçi jetonte i vetëm në një ndërtesë dy katëshe, në fshatin Gjergjan në Elbasan. Pas emigrimit të fëmijëve, për ta kujdesej gjatë ditës një grua me pagesë, pasi 61 vjeçarja kishte probleme shëndetësore.

Sicred