KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan, arrestohen dy trafikantë klandestinësh
Elbasan, arrestohen dy trafikantë klandestinësh

Elbasan, arrestohen dy trafikantë klandestinësh

Policia e Elbasanit ka goditur një grup që kryenin aktivitetin kriminal të kalimit të personave jashtë Shqipërisë duke falsifikuar pasaporta, kundrejt shumave 10 mijë deri në 16 mijë euro për person. Në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi” në pranga janë vënë dy persona, Musa Rama, 60 vjeç dhe Arben Hako 51 vjeç, të dy të dënuar me parë. Për dy të arrestuarit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte caktuar në datën 4 qershor masën e sigurise arrest me burg.
Policia njoftoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europës, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe përdorimit të formave dhe metodave të tjera, përkundrejt shumave në vlera 10 mijë deri në 16 mijë euro për person. Të arrestuarve u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet me targa AA 630 OD, shtatë telefona celularë, 14 pasaporta biometrike të shtetasve të ndryshëm, 80 copë dokumente në gjuhën Shqipe dhe Gjermane, 35 copë çertifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm, 13 copë certifikata shkolle dhe trajnimesh , si dhe një sasi parash prej 850 euro. Ndërkohë vazhdon puna hetimore edhe ndaj personave të tjerë bashkëpuntorë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Sicred