KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan: Arrestohen 2 persona për vrasje në bashkëpunim

Elbasan: Arrestohen 2 persona për vrasje në bashkëpunim

Policia e Elbasanit arreston dy persona të dënuar për 22 vrasje të kryera në bashkëpunim. Meti Bozi 58 vjeç nga Cërriku,përfundoi në pranga, vetëm një ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e dënoi me burgim të përjetshëm për 22 vepra penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan dhe vendimin tjetër të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila dënoi në të njëjtën ditë dhe Skënder Cano, 61 vjeç banues Cërrik,edhe ky i akuzuar për të njëjtat vepra penale si Bozi, dhe i dënuar me 13 vjet burg.

Sicred