KRYEFAQJA » LAJME » “Elbasan Arena” Norvegjia mund 1-0 Shqipërinë
"Elbasan Arena" Norvegjia mund 1-0 Shqipërinë

“Elbasan Arena” Norvegjia mund 1-0 Shqipërinë

Norvegjia ka mundur 1-0 Shqipërinë në takimin miqësor të zhvilluar të hënën pas dite në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit. Ka qenë minuta e 68 kur mesfushori norvegjes Rosten, pas një goditje këndi ka shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen shqiptare dhe ka kaluar ekipin e tij në avantazh. Pavarësisht nga rezultati, takimi përgjithësisht ka qenë i barabartë, pa shumë emocione.  Disa përpjekje të ekipit kuqezi nuk mundën të ndryshojnë rezultatin, ndërsa ekipi norvegjes për pak sa nuk ka shënuar në minutat e fundit, duke dyfishuar rezultatin. Në ecurinë e takimit ka ndikuar edhe koha e keqe si dhe mungesa e tifozëve të kombëtares shqiptare në shkallët e stadiumit. Takimi u transmetua drejtëpërdrejtë nga RTSH1 dhe RTSH Sport, që i kushtuan nje vemendje të posaçme.

Sicred