KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan Arena, i boshatisur për sfidën Shqipëri – Izrael

Elbasan Arena, i boshatisur për sfidën Shqipëri – Izrael

Elbasan Arena, si rrallëherë nuk i ka bërë një pritje të ngrohtë futbollistëve të kombëtares. Themi kështu pasi në shkallët e tij për sfidën Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Ligën e Kombeve nuk ishin prezent më shumë se 4500 tifozë. Ndoshta për këtë kanë ndikuar edhe rezultatet jo të mira të skuadrës sonë në miqësoret e fundit.

Gjithsesi për t’u përshëndetur është rikthimi i tifozëve kuqezinj pas dy vitesh mungesë. Ata janë munduar të mbajnë gjallë atmosferën përgjatë gjithë ndeshjes me thirrjet e tyre. Të pranishëm ishin edhe tifozët e grupimit “Illyrian Elite”. Në rradhët e tifozëve kishte edhe shqiptarë të ardhur nga shtete të tjera.

E para Federata Shqiptare e Futbollit bëri dy ndërhyrje për të patur sa më shumë tifozë në stadium. Fillimisht me biletën të gjithë atyre që do ta blinin atë do t’u dhurohej edhe një bluzë e kombëtares. Por duket se kjo nuk i joshi shumë tifozët shqiptarë. FSHF provoi edhe të përgjysmojë çmimin e biletave disa orë përpara fillimit të sfidës. Por sërish asgjë nuk ndryshoi.

Situata e krijuar nga forcat e shumta të policisë e ka bërë më të nderë situatën. Kontrolle të shumta. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, furgonë të shumë policie në gjitha rrugët që të çojnë në Elbasan Arena. Snajper në pallatet rreth stadiumit, madje edhe kontroll ajror me helikopter. Në stadium janë prezent edhe forcat e specializuara për çmontimin e eksplozivëve.

Të gjitha këto arsye kanë bërë që tifozët të mos ishin aq të bindur për ta ndjekur ndeshjen e ekipit tonë kombëtar nga shkallët e stadiumit. Mirë, u arrit fitorja me Izraelin, por sa janë të kënaqur ata me lojën e skuadrës së Panuçit. Kjo mbetet për t’u parë në ndeshjet në vijim.

Sicred