KRYEFAQJA » LAJME » Ekstradohet në Itali financuesi i Habilajve

Ekstradohet në Itali financuesi i Habilajve

Nazer Seitaj ishte i vetmi i arrestuar i dosjes Habilaj në Shqipëri. Edhe pse i vendosur nën masën e arrestit me burg që prej dy muajsh, ai është ekstraduar mëngjesin e së enjtes drejt Italisë. Nazer Seital u vu në pranga në 19 nëntorë, gjatë një operacioni në Babicë të Vlorës, një ditë pas arrestimit të Habilajve në Itali, ku u gjetën disa tonelata kanabis që i përkiste këtij grupi kriminal. Në Itali është arrestuar Moisi Habilaj bashkë me disa nga pjestarët e tjerë të bandës, shqiptarë dhe italianë, për të cilët prokuroria e Katanias kishte kohë që hetonte. Të kontaktuar në lidhje me ekstradimin e tij, ministria e drejtësisë pranon se “ Ka ndjekur të gjitha proçedurat ligjore për ekstradimin sipas marrveshjeve ligjore ne fuqi me shtetin fqinjë”. Ndërsa prokuroria e Katanias e ka “blinduar” dosjen e saj me disa të arrestuar, në Shqipëri nuk ka asnjë të ndaluar për këtë çështje. Saimir Tahiri është person nën hetim në gjëndje të lirë. Ish shefat e policisë së Vlorës, të dyshuar si të përfshirë në trafik droge, arritën t’i shpëtojnë prangave, ndërsa Florian Habilaj i dyshuar si njeriu që garantonte komunikimin mes banditëve dhe politikanëve është në arrati. Nezar Seiti, me profesion infermier në spitalin rajonal të Vlorës është përcaktuar në dosjen hetimore si “financieri” i grupit të Habilajve, ndonëse ai asnjëherë nuk e ka pranuar përfshirjen e tij në këtë çështje. Seitaj nuk pranoi asnjë nga akuzat pas arrestimit dhe e vetmja gjë që kërkoi ishte të ekstradohej në Itali.

Sicred