KRYEFAQJA » LAJME » Ekspozohet koleksioni i kartëmonedhave të “Krahinës Autonome të Korçës”
Ekspozohet koleksionin e kartëmonedhave të “Krahinës Autonome të Korçës”

Ekspozohet koleksioni i kartëmonedhave të “Krahinës Autonome të Korçës”

100-vjetori shpalljes së “Krahinës Autonome të Korçës” ka qenë një rast i mirë që Banka e Shqipërisë të organizojë një ekspozitë të veçantë në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë. Kjo ngjarje ndonëse e shkurtër në kohë, ishte një faktor pozitiv për mbajtjen gjallë të mëvetësisë formale të shtetit shqiptar dhe të ringritjes së tij. Gjuha shqipe, flamuri kombëtar dhe vetëqeverisja prej atdhetarëve korçarë, mbeten tri shtyllat kryesore të veprimtarisë së kësaj krahine. Ajo pasqyrohet edhe në koleksionin e kartëmonedhave të Krahinës së Korçës, të cilat Muzeu i Bankës së Shqipërisë i paraqiti në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë nëpërmjet një ekspozite. Atë e prezantoi vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Të ftuarit panë koleksionin e plotë të kartëmonedhave lokale të emetuara nga Krahina Autonome e Korçës në vitet 1917 dhe 1918, të shoqëruara me ilustrime fotografike dhe grafike, të cilat pasqyrojnë kontekstin historik, ekonomik dhe numizmatik të kohës.
Të ftuar në këtë ekspozitë ishin edhe tre koleksionistë të numizmatikës dhe filatelisë, anëtarë të Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë, të cilët pasuruan ekspozitën e Bankës së Shqipërisë me koleksionet e tyre, si pulla të Krahinës Autonome, kartëmonedha dhe kartolina origjinale të viteve 1916-1920.

Sicred