KRYEFAQJA » LAJME » Ekspozohen armët relike në Kalanë e Gjirokastrës

Ekspozohen armët relike në Kalanë e Gjirokastrës

Gjetja e këtij sezoni turistik në Kalanë e Gjirokastrës është Parku i topave mesjetarë. I realizuar si një bashkëpunim i Korpusit të Paqes, organizatës “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” dhe institucioneve të monumenteve të kulturës ky park gërsheton ekspozimin e armëve relike me mjediset e gjelbarta. I vendosur në njerin prej shesheve kryesore të kështjellës, në këtë zonë janë ekspozuara disa topa mesjetarë, të cilët janë përdorur nga Ali Pashë Tepelena, gjatë luftimeve të ndryshme. Turistët e vlerësojnë këtë pjesë të kalasë si një ndër më tërheqëset gjatë vizitës së tyre. “Porsa vizituam kështjellën e Gjirokastrës është një monument i veçantë. Na tërheqi vëmendjen një pjesë e kalasë ku ishin të ekspozuar disa topa të rrethuar nga mjedise të gjelbërta. Vizita jonë ishte e këndshme aq më tepër aty ku ishin të ekspozuara disa armë të mesjetës. Ishte një minipark si dhe stola për tu çlodhur gjatë vizitës në kështjellë” u shprehen turistët e huaj. “Është organizuar mirë dhe vëmë re që ka shumë turistë e kjo na bën të lumtur. Ndryshimi është shumë i dukshëm” theksuan vizitorët vendas.
Gjatë këtyre ditëve Kështjella e Gjirokastrës po tërheq një numër të konsiderueshëm turistësh duke qënë ndër pikat më të vizituara në Jug të vendit.

Sicred