KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ekspozitë e dy piktorëve kuksianë në Muzeun Historik

Ekspozitë e dy piktorëve kuksianë në Muzeun Historik

Mbi 50 piktura të Muhamet Kërpaçit dhe 30 të Vullnet Mujës mblodhën mbrëmë adhuruesit e artit në odeonin e muzeut kombëtar. Kjo ekspozitë erdhi si një ftesë për një mbëemje ç’tensionuese , larg sallave dhe tryezave të nxehta që kanë zaptuar përditshmërinë tonë. Piktori Kërpaçi ka katër dekada që me penelin e tij ka hedhur mbi telajo me mijëra tablo, portrete , natyra të qeta , peisazhe , por dhe art modern dhe mbi një mijë karikatuara te botuara ne shtypin satirik të kohës. Punimet e tij janë parë dhe vizituar në çdo qytet të Shqipërisë dhe në shumicën e vendeve të Europës. Ekspozita e fundit duket se shënon dhe kulmin e artit të tij. Muhamet Kërpaçi u shpreh : “ Para dy vjetësh kam hapur ekspozitë këtu, dhe më perpara dhjetë viteve një tjetër me një piktor gjerman. Gjithashtu kam në plan një ekspozitë të re për përvjetorin e Skënderbeut me Leonardo Vocin.” Piktori tjetër Vullnet Muja, ka ardhur nga Gjermania ku punon dhe jeton duke u sjellë bashkëkombasve të tij një art që pëlqehet në vendin ku jeton, por që flet shumë dhe për shqiptarët. Vendlidja është pjesë e pandarë artit të tij. “ Kritika gjermane më quajti piktor infantil, pasi pikturat e mia frymezohen nga vendlindja dhe fëmijëria ime, Kukësi.” Kjo ekspozitë që do qëndrojë e hapur pesë diteëu bë e mundur dhe falë dashamirësisë së biznesmenëve kuksianë me aktivtet në Tiranë , që e mundësuan nga ana fianciare çeljen e saj.

Sicred