KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ekspozita e monumenteve të Vlorës nga Edi Kojani

Ekspozita e monumenteve të Vlorës nga Edi Kojani

Çel ekspozitë në sallën e Muzeut Historik Kombëtar me një tematikë të veçantë, me tablo që i kushtohen të tëra monumenteve dhe siteve arkeologjike të Vlorës. Të cilat ndërthuren edhe me peizazhin natyral të mrekullueshëm të Vlorës. Piktori Edi Kojani, pasi e ka paraqitur këtë ekspozitë në teatrin “Petro Marko” të qytetit të tij, Vlorës, e sjell edhe në Tiranë, i mbështetur nga Ministria e Kulturës. Profesor Abaz Hado shprehet kështu për piktorin e ekspozitës: “Edi i përket një brezi piktorësh i cili i ka qëndruar besnik një realiteti dhe pikturës kompozicionale. Kemi përpara nesh punimet e një piktori shumë profesionist. Nëse e shohim punën e tij në pikëpamjen e asaj klasikes që kërkohet në një art realist, ajo i përmbush të gjitha kushtet dhe i përmban të gjitha.” Ndërsa Dorjan Koçi tha : “ Kjo ishte një nismë e marrë pas shumë bisedash të bëra me Edin dhe artistë të tjerë. Por ishte pikërisht Edi ai që e realizoi këtë plan tomim për një ekspozitë që subjekti të ishte trashegimia kulturore.” Edi Kojani, përveç ekspozitave në Shqipëri, ka qenë pjesëmarrës edhe në dy bienale ndërkombëtare pikture, njëra e realizuar në Tiranë dhe tjetra në Indi.

Sicred