KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ekspozimi kronik ndaj ajrit të ndotur mund të dëmtojë performancën intelektuale

Ekspozimi kronik ndaj ajrit të ndotur mund të dëmtojë performancën intelektuale

Ekspozimi kronik ndaj ajrit të ndotur mund të dëmtojë performancën intelektuale. Humultuesit e përfshirë në një studim amerikano-kinez besojnë se ndikimi negativ rritet me moshën, dhe prek më shumë njerëzit më pak të shkolluar. Përgjatë katër viteve u monitoruan aftësitë matematikore dhe verbale të rreth 20 mijë personave në Kinë. Studimi është i një rëndësie të vecantë pasi më shumë se 80 përqind e popullatës urbane të botës thith ajër në nivele të pasigurta ndotjeje.

Megjithatë, nërsa vendos një lidhje mes ndotjes dhe rezultateve të ulta në testim, studimi nuk provoi shkakun dhe efektet. Studimi u bazua në majtet e dioksit të sulfurit, dioksidt të nitrogjenit dhe grimcave me diametër më të vogël se 10 mikrometra. Megjithatë nuk është e qartë se cili nga këta ndotës kishte efektin më të madh negativ. Monoksidi i karbonit, ozoni dhe grimcat më të mëdha nuk u përfshin në studim. Sipas OBSH-së, i përshkruar si vrasësi i padukshëm, ndotja e ajrit shkakton rreth 7 milion vdekje të parakoshme në të gjithë botën.

Sicred