KRYEFAQJA » LAJME » Eksploziv makinës së presidentit të futbollit të Kamzës
Eksploziv makinës së presidentit të futbollit të Kamzës

Eksploziv makinës së presidentit të futbollit të Kamzës

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në zonë e Bathores. Objektivi ka qenë makina e presidentit të skuadrës së futbollit të Kamzës Naim Qarri. Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë i parkuar dhe nuk ka patur persona në të. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesa e përparme e makinës e tipi “Hamer”, por ky dëmtim ka qenë i vogël pasi dhe sasia e ekslozivit ka qenë e pakët. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje pas një telefonate po heton lidhur me shkaqet.  Vetë Qarri ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt, ndërsa ka dyshuar se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në automjet. Naim Qarri është prej dhjetë vjetësh presidenti i klubit të fubollit të Kamzës dhe ka punuar intensivisht që ajo të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.

Sicred