KRYEFAQJA » LAJME » Eksperti Biber për integrimin e vendeve të Ballkanit
Florian-Bieber, Eksperti Biber, për integrimin, e vendeve të Ballkanit

Eksperti Biber për integrimin e vendeve të Ballkanit

Profesori i Universitetit të Grazit në Austri dhe drejtori i qendrës për studime mbi Evropën Juglindore, Florian Biber beson se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të bëhet në dy valë. Profesori Biber thote se shkaku i mosintegrimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian është lodhja nga zgjerimi dhe çështja e reformave. Nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra mungesa e vullnetit për reforma që bazohet në faktin se qytetarët janë mosbesues në lidhje me zgjerimin. Mungesa e reformave në Ballkan dhe mungesa e angazhimit të Bashkimit Evropian janë të ndërlidhura. Ky cikël duhet të ndalet . Qeveritë në Ballkanin Perëndimor janë cinike kur pretendojnë se BE-ja nuk i dëshiron, Bashkimi Evropian është cinik kur argumenton se vendet e rajonit nuk janë gati për të hyrë në BE, tha eksperti i çështjeve të Ballkanit. Dy apo tri vende janë të gatshme të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, pastaj vjen vala e të tjerëve, vlerëson eksperti por pa përmendur se cilët janë këto shtete.

Sicred