KRYEFAQJA » LAJME » Ekspertët flasin për shkallën e helmimit të simpatizantëve të PD-së

Ekspertët flasin për shkallën e helmimit të simpatizantëve të PD-së

Të sëmurët e shtruar dy ditë më parë në shërbimin e okulistikës në QSUT, pas shqetësimeve që ndjenë me irritim të lëkures dhe syve në aktivitetin e PD janë rikuperuar plotësisht dhe kanë lënë spitalin gjate ditës së sotme. Pak më herët sipas ministrisë së shëndetësisë, ata janë vizituar nga ministri i shëndetësisë Arben Beqiri, i cili ka konstatuar nga afër përmirësimin e tyre shëndetësor. Gjithashtu nga spitalet rajonale referohet se gjatë nates dhe ditës së sotme nuk është kërkuar asnjë ndihmë mjeksore në lidhje me incidentin e para dy ditëve. E ndërsa organet kompetente siç është mjeksia ligjore, janë në kërkim të shkaqeve që çuan në këtë shqetësim masiv shëndetesor , ajo që të bie në sy është termiologjia që perdoret në lidhje me diagnozën. Në njoftimin për shtyp të ministrisë së shëndetësisë diagnoza përkufizhet si intoksikim ose helmim ndërkohë që nga burimet të brendshme të ekspertëve të fushës në QSUT, që kanë vizituar pacientët, tvsh mëson se diagnoza klinike e përcaktuar është Dermatit. Sipas këtyre burimeve dermati akut mund të shkaktohet jo vetëm nga rrezatimi por edhe nga agjentë kimikë e fizik që bien në kontakt me lëkurën. Burimet jashtë kameras konfrmojnë se ndriçuesit e skenës kanë qënë statik ndërkohë që pacientet e vizituar janë paraqitur me shqetësime të irritimit të lekurës nga të dy krahët e fytyrës dhe madje ka nga ata që pohojnë se kanë qënë në rresht të katër, pra larg ndriçuesit. Mjekët kanë qënë unanim në dhënien e sugjerimeve dhe ajo çka mbetet për tu parë është përgjigja e organeve kompetente.

Sicred