KRYEFAQJA » LAJME » Ekspertët: Autizmi rritje me 30-40 përqind çdo vit

Ekspertët: Autizmi rritje me 30-40 përqind çdo vit

Ekspertët japin alarmin se në vendin tonë zbulueshmëria e autizmit po rritet me 30-40 përqind më shumë nga viti në vit. Sipas ekspertit të shëndetit mendor Ariel Como, nëse kjo shifër do të vendosej përballë nevojave në rritje për shërbime dhe pamundësisë në infrastrukturë dhe qendra, autizmi përbën për momentin krizë të shëndetit mendor në Shqipëri.
Në një dëgjesëme deputetët e komisionit të shëndetësisë në parlament, përfaqësuesja e minsitrisë së arsimit tha se integrimi i këtyre fëmijëve mbetet i vështirë në shkollat publike.
Kryetari i komisionit paralementar të shëndetësisë Petrit Vasili theksoi nevojën për zbulim të hershëm që në moshën 18-24 muaj, të këtij çrregullimi me pasoja dramatike në familje dhe shoqëri duke nxjerrë si të detyrueshëm shtimin e shërbimeve, formimin e profesionistëve dhe trajnimin e mësuesve.

Sicred