KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ekonomi: Së shpejti kalendar vjetor për turizmin

Ekonomi: Së shpejti kalendar vjetor për turizmin

Është përmbyllur sot me një takim ekspertësh projekti turistik: “Në Zbulim të Mistereve të Jugut”, zbatuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit, financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe organizata gjermane GiZ.

Projekt që për herë të parë ka ndërlidhur kulturat e jugut me të veriut përmes veprimtarish të zhvilluara nga Tropoja në Himarë, Pilur e Kuc të Vlorës, për të marrë përvojën e turizmit malor që ofron Valbona dhe për ta zbatuar atë në zonat rurale e malore të rajonit të Himarës, për turizëm gjatë gjithë vitit.

Projekti përmban edhe 15 broshura në shqip dhe anglisht, të financuara nga organizata gjermane GiZ, për 15 fshatra të Himarës, të cilat mund të vizitohen në çdo stinë të vitit si: Borshi, Kallarati, Qeparoi, Dhermiu, Vranishti, Piluri, Porto Palermo, Vunoi, Kudhësi, Lukova, Fterra etj.

Sicred