KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Samiti i Triestes, prezantohet axhenda për thellimin e integrimit rajonal

Samiti i Triestes, prezantohet axhenda për thellimin e integrimit rajonal

Zhvillimet ekonomike të secilit vend, të lidhura me axhendën e konektivitetit dhe zonës ekonomike rajonale, kanë qënë pjesë e fjalës së znj Ekonomi, në Samitin e Triestes. Duke folur për ekonominë shqiptare, ministrja ka theksuar se kemi punuar për të nxitur progresin brenda vendit, dhe se shqiptarët kanë qënë me fat që kanë patur një eksperiencë më përpara, e cila është e lidhur me CEFTA-n, marrëveshjen rajonale të tregtisë së lirë. “Kemi kuptuar se të bëjmë tregti mes nesh, pra me njëri tjetrin, është shumë e rëndësishme. Por tregtia duhet të ketë një lloj mbështetjeje që lidhet me rrjetin e rrugëve dhe energjinë, në mënyrë që njerëzit të tregtojnë më mirë mes tyre. Të dhënat që u paraqiten dhe sot këtu, tregojnë se ne kemi qenë shumë mirë në treguesit në tregti, por s’kemi rritur shifrat në tregtinë mes vetë vendeve të CEFTA. Gjatë dhjetë vetëve të fundit kemi patur një moment kur këto marrëdhënie mes vendeve të CEFTA kanë qënë shumë të forta, por periudhën e fundit këto marrëdhënie tregtare kanë mbetur në stanjacion” theksoj ministrja Ekonomi. Duke folur për të dhënat ekonomike shqiptare, Ekonomi nënvizoi se ka një parashikim shumë optimist nga FMN dhe Banka botërore për të dhënat ekonomike në të ardhmen e afërt. Por Shqipëria ka ende nevojë për më shumë mbështetje-tha ministrija shqiptare, duke nënvizuar se ideja për të ardhur së bashku në këtë zonë rajonale ekonomike është shumë e rëndësishme se Shqipëria ka punuar kanë punuar shumë për të përgatitur dokumentin për këtë zonë ekonomike rajonale.

Sicred