KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mahnit eklipsi i pjesshëm i Hënës

Mahnit eklipsi i pjesshëm i Hënës

Eklipsi i pjesshëm i Hënës u shfaq mbrëmjen e së hënës, një spektakël i “nënës” natyre. Zhdukja e një pjese të hënës, arsyeja pse quhet eklips i pjesshëm, ishte e mundur të shihej nga një pjesë e Evropes, Afrikes, Azisë dhe Australisë menjëherë pasi hëna doli në horizont. Eklipsi i Hënës ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna pozicionohen në një vijë të drejtë dhe hija që planeti ynë hedh në hapësirë, bie mbi satelitin tonë të vetëm natyror, duke e mbuluar të tërin, ose si në këtë rast pjesërisht. Eklipsi hënor paraprihet ose pasohet nga eklipsi i Diellit me dy javë. Këtë herë, eklipsi i Diellit vjen dy javë më pas, pikërisht me 21 gusht, kur hëna do të futet mes Tokës dhe Diellit duke bllokuar rrezet e këtij të fundit për pak minuta. Në disa zona të SHBA, eklipsi do të jetë i plotë me errësirë totale në mes të ditës, ndërsa Europa do të shohë vetë një eklips të pjesshëm të diellit.

Sicred