KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eduard Shalsi, për Teatrin Kombëtar
Eduard Shalsi, për Teatrin Kombëtar

Eduard Shalsi, për Teatrin Kombëtar

Ligji i shumë debatuar për Teatrin do t’i nënshtrohet ndryshimeve në mënyrë që gara për ndërtimin e Teatrit të jetë e hapur për të gjitha subjektet e interesuar. Kryetari i Komisionit parlamentar të veprimtarive prodhuese, Eduard Shalsi, tha se që nga java e ardhshme do të nisë puna në komision dhe se dekreti i Presidentit që e kthente këtë ligj për rishqyrtim në Kuvend, do të amendohet. Deputeti socialist tha se qeveria synon t’i japë kryeqytetit një godinë të re të Teatrit duke argumentuar edhe se godina e vjetër nuk është pjesë e Trashëginisë Kulturore. por sipas Shalsit kjo nuk është e mundur të bëhet me buxhetin e shtetit. Javën e ardhshme Komisioni i veprimtarive prodhuese do të marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit që kthen për rishqyrtim ligjin për Teatrin. Rishikimi i ligjit do të mund të bëhet nëse Kuvendi pranon dekretin e Presidentit cka do të thotë se rrëzon automatikisht ligjin e miratuar më parë, më 5 Korrik. Kalendari i punimeve të Kuvendit parashikon që dekreti të kalojë në seancë plenare në datën 20 Shtator. Pas kësaj qeveria do të mund të risjellë një ligj të ri për Teatrin.

Sicred