KRYEFAQJA » LAJME » Eduard Selami: “Shpall kandidaturën për Kryetar!”
Eduard Selami: "Shpall kandidaturën për Kryetar!"

Eduard Selami: “Shpall kandidaturën për Kryetar!”

Ish kryetari i PD në vitet 1992-1995 Eduard Selami, ka shprehur ambicjen e tij për të drejtuar sërish këtë forcë politike. Vendimin e tij ai e ka bërë publik në rrjetin social “Twitter”. “Demokratë të nderuar! Me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!” shkruan zoti Selami.
Vendimi i zotit Selami vjen pasi kreu i PD Lulzim Basha, deklaroi ngrirjen e pozicionit të tijë si kryetar partie pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Zoti Basha i hapi rrugë procesit të zgjedhjes së kreut të PD-së në korrik, duke deklaruar se do të jetë sërish në garë. Deklarata e zotit Basha është sulmuar ashpër nga emra të njohur të PD të cilët i kanë kërkuar dorëheqjen në mënyrë të parevokueshme.
Zoti Selami nuk ishte ndër të përzgjedhurit e zotit Basha në listat e deputetëve më 25 qershor. Ai nuk reagoi me ashpërsi ndaj kësaj zgjedhjeje të kryetarit si disa figura të PD mbetur jashtë liste, por bëri thirrje për të shkuar të gjithë sëbashku në zgjedhje.
Eduard Selami i cili ka udhëhequr PD në vitet e shkëlqimit të saj 1992-1995, u largua pas mosmarrëveshjeve me ish presidentin e atëhershëm Sali Berisha. Ai emigroi në SHBA ku jetoi për disa vite. Zoti Selami u rikthye disa herë në Shqipëri, për tu rivendosur përfundimisht në vitin 2013 kur ai u zgjedh deputet i PD në parlament. Eduard Selami njihet si kritik i zotit Basha, por edhe mbështetësi i tij. Së fundi ai mbështeti paktin Rama- Basha duke deklaruar se pas kësaj ditë të mira do të vijnë.

Sicred