KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Editoriali për Tramp në Nju Jork Times

Editoriali për Tramp në Nju Jork Times

Një zyrtar i lartë anonim i Shtëpisë së bardhë është shprehur në një editorial të publikuar nga Nju Jork Tajms se pjesëtarë të administratës po punojnë për të penguar pjse të axhendës së presidentit me qëllim që ta mbrojnë vendin nga tendencat e tij më të këqeija. Autori i këtij editoriali gjithashut ka shkruajtur se amoraliteti dhe impulsiviteti I Presdientit amerikan kishin cuar në vendim të pakujdeshme dhe të keqinformuara. Në një postim në tuiter, presidenti amerikan e quajti zyrtarin në fjalë si pa guxim. – A ekziston realisht i ashtëquajturi zyrtar i lartë i administratës apo është thjesht një burim i rremë i gazetës së dështuar Nju Jork Times? Nëse ky persona pa kurajo ekziston në të vërtetë, për arsye të sigurisë kombëtare, gazeta duhet t’ia dorëzojë atë qeverisë!, – shkruhej në postimin e tramp, që u pasua nga një tjetër postim, ku shkruhej fjala tradhëti. Ndërsa sekretarja e shtëpisë së bardhë për shtypin tha se shkrimtari misterioz ishte një burracak që duhej të jepte dorëheqjen. Ndërkohë The Times mbrojti editorialin. – Jemi jashtëzakonisht krenarë që kemi publikuar këtë artikull, i cili i shton vlerë domethënëse perceptimit publik mbi atë që po ndodh në administratën Tramp, – thuhet në deklaratën e gazetës. Editoriali u publikua një ditë pasi fragmente të librit të gazetarit Bob  ëoodëard mbi Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e Tramp sugjeruan se zyrtarët e lartë të administratës ishin angazhuar në një grusht administrativ shteti për ta mborjtur kombin nga presidenti, përfshi heqjen e dokumenteve kyce nga tryeza e tij e punës, para se ai të kishte shansin t’i nënshkruante.

Sicred