KRYEFAQJA » LAJME » Edi Rama në “Wall Street Journal”: Tregtia e lirë është hapi tjetër për Ballkanin

Edi Rama në “Wall Street Journal”: Tregtia e lirë është hapi tjetër për Ballkanin

Ndërsa analizon zhvillimet në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, që penguar edhe komunikimin mes vendeve, si dhe rrugëtimin europian të tyre, duke theksuar se burimi i këtyre zhvillimeve është ecuria e ulët ekonomike, në editorialin e tij publikuar në Wall Street Journal, kryeministri Edi Rama shprehet se krijimi i zonës ekonomike rajonale është një tjetër gur themelor drejt lehtësimit të anëtarësimit në BE. Megjithëse disa vende të ballkanit mund të dyshojnë se kjo zonë rajonale është një rrugë pa krye, Rama thekson se ajo mund të ndihmojë dhe jo të pengojë progresin e ballkanit perëndimor. Sipas tij prova më e mirë është Marrëveshja për Tregtinë e Lirë e Europës Qëndrore. “CEFTA u krijua fillimisht nga Republika Çeke, Polonia dhe Sllovakia. Ata e përdorën këtë marrëveshje për të dëshmuar aftësinë e tyre për të punuar bashkë, pavarësisht diferencave politike apo kulturore, e për të treguar se ishin plotësisht të kualifikuar për të qenë anëtarë me të drejta të plota të BE-së”.   Kryeministri Rama gjithashtu e argumenton domosdoshmërinë për krijimin e zonës rajonale me përfitimet e menjëhershme që rrjedhin prej saj. “Tregu i Ballkanit Perëndimor prej 20 milionë banorësh është më tërheqës për tregtinë dhe për investitorët, se sa tregu shqiptar me më pak se katër milionë banorë. Kjo është e rëndësishme për qeverinë time. Ne duam që të çlirojmë potencialin e plotë të kapaciteteve tona kombëtare dhe të inkurajojmë krjimin e më shumë vende të punës dhe prodhimit. Ndaj, do të bëjmë më të mirën për të bindur fqinjët tanë për të mbështetur këtë plan. E gjithë kjo, shprehet Rama në editorialin e tij në Wall Street Journal, është e rëndësishme për stabilitetin. Sipas tij vetëm rritja ekonomike mund ta stabilizojë rajonin në terma afatgjatë, dhe marrëdhëniet më ta ngushta me BE-në mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

Sicred