KRYEFAQJA » LAJME » Edi Rama: Në spitalin e Kukësit për të ndjekur programin e ri të patronazhimit të spitaleve rajonale të vendit

Edi Rama: Në spitalin e Kukësit për të ndjekur programin e ri të patronazhimit të spitaleve rajonale të vendit

Pacientët në Spitalin e Kukësit, kanë përfituar nga sistemi i patronazhimit dhe programi për bonusin e mjekëve dhe nuk do ti duhet t’i drejtohen Tiranës, për trajtimine mjeksore. Me sistem rotacioni çdo javë, banoreve u ofrohen shërbimet në neurologji, endokrinologji dhe reumatologji. Kreyministri Edi Rama dhe Ministrja Manastirliu, vizituan nga afër sistemin e patronazhimit që do të zgjasë 1 vit, kur do të përfundojnë dhe 300 specializantët e parë, të cilët do plotësojnë vakumet në të gjithë sistemin.

Mjeku reamatolog thote se: “Punë ka realisht goxha. Është më e thjeshtë për të gjithë qytetarët se jemi ne dhe ua japim shërbimin në një kohë më të shpejtë, sesa të vijnë në Tiranë,”

Ndërsa një pacient shprehet: “Jam i sëmurë, qe një vit vuaj nga këmbët, trompozë, edhe veshkat. Tani meqë ka ardhur shërbimi këtu ka mundësi t’i kryej këtu,”

Programi i patronazhimit përmbyll jo vetëm konsulta dhe ekzaminime, por edhe ndërhyrje kirurgjikale. 2.5 mln lekë do të përfitoje çdo mjek qe punon larg vendbanimit.

Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë thotë: “Për herë të parë në spitalin e Kukësit vjen nëpërmjet programit të bonusit, me masën e re të bonusit që miratuam në qeveri me 250 mijë lekë,  një mjek kirurg i dedikuar për spitalin e Kukësit që do të mbulojë të gjitha kirurgjitë dhe do të qëndrojë 24/7  për të gjitha problemet kirurgjikale që mund të kenë banorët e Kukësit, por dhe të Hasit dhe të Tropojës, për të kryer të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale në këtë spital,”

“Sapo kryem një operacion. Shkoi me sukses. Unë erdha në kuadër të thirrjes që bëri ministrja e Shëndetësisë. E kisha dhe për detyrë humanitare, sigurisht, jam mjek dhe do të përgjigjem” – vijon më tej, Novruz Bare, mjek

Kryeministri Rama thotë se: “Në janar të 2019-ës, më në fund do dalin mjekët specializantë që plotësojnë të gjithë nevojat në të gjithë territorin. Pastaj do të jetë një fazë tjetër e rëndësishme e transformimit të shërbimit shëndetësor,”

“Me ardhjen e kirurgut të ri me bonus, ne si spital pretendojmë që të rritet numri i operacioneve mbi 30%. – shton më tej drejtori i spitalit.

 

Sicred