KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Edi Rama me nxënësit e “Pisa 2015”

Edi Rama me nxënësit e “Pisa 2015”

Ministrja e arsimit ka zgjedhur nxënësit e vlerësuar nga barometri global i arsimit, Pisa 2015, që të përurojë Ministrinë e Arsimit të ristrukturuar së fundmi. Nxënësit shqiptarë kanë marrë përgëzime nga kryeministri me këtë rast, që ka vlerësuar se kjo arritje është fryt i reformës në arsim. Rama tha përpara studentëve: “Nëse reforma në arsim do të ishte bërë 20 vjet më parë, do të ishte ideale për këdo nga ju. Por gjenerata e lindur kur ndryshoi sistemi, gjenerata juaj, do të ketë në dispozicion të gjitha mjetet që do t’iu japin të gjitha mundësitë për të ndryshuar botën.” Mes nxënësve, ku dukshmërisht kanë qenë më shumë vajza se djem dhe me një shpërndarje gjeografike të ndryshme, Zoti Rama nuk i ka shpëtuar perspektivës së mundshme politike të tyre. Rama e mbylli duke i thënë një batutë njërës prej studenteve; “ Bëhu Kryetare e Bashkisë së Shkodrës, në mënyrë që ta shpëtojmë dhe Shkodrën.”