KRYEFAQJA » LAJME » Edi Rama, konferencë për shtyp pas takimit me kryeministrat e Ballkanit
Edi Rama, konferencë për shtyp pas takimit me liderin e Ballkanit

Edi Rama, konferencë për shtyp pas takimit me kryeministrat e Ballkanit

Edi Rama nga konferenca për shtyp pas takimit informal me liderin e Ballkanit në Durrës, u shpeh se vendimi i Shipërisë për pritjen e 20 emigrantëve nga Eritrea, që mbërriten në brigjet italiane, ishte thjesht një gjest i natyrshëm dhe nuk kishte asnjë qëllim përfitimi. Rama hodhi poshtë çdo aludim për të përfituar politikisht nga procesi i negociatave për anëtaresim. Sipas tij, Shqipëria mbajti të njëjtin qëndrim sikurse krejt Ballkani gjate krizës së emigrantëve në vitin 2015. Shqipëria ka shprehur gatishmërinë për të pritur 20 prej emigrantëve nga Eritrea. Ndeësa Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e shfrytëzoi konferencën për shtyp, për të shpehur qëndrim kundër Presidentit dhe kryenegociatorit Thaçi, për korigjimin e kufinjve të Kosovës. Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Johanes Hahn, u shpreh se vendimmarrja duhet ti shërbejë paqes dhe stabilitetit të krejt rajonit. Në Durrës u zhvillua takimi informal i liderëve të Ballkanit, për të kooridinuar veprimet për vendimet e marra në samitin e Triestes, për startegjinë e zonës ekonomike rajonale, marreveshjen roaming dhe njohjen reciproke të kualifikimeve akademike.

Sicred