KRYEFAQJA » LAJME » Edhe volejbolli drejtpërdrejtë në RTSH

Edhe volejbolli drejtpërdrejtë në RTSH

RTSH ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Federatën Shqiptare të Volejbollit, për transmetimin e të gjitha ndeshjeve të këtij sporti që do të luhen në vend apo dhe në arenën ndërkombëtare. Kontrata u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe Presidenti i FSHV-së, Erli Pëllumbi.
Zoti Gëllçi e ka quajtur një vlerë të shtuar për të gjithë teleshikuesit, transmetimin e ndeshjeve të volejbollit në kanalet e RTSH-së. Ndërsa kreu i volejbollit shqiptar Pëllumbi ka bërë të ditur se gjatë këtij viti Federata Shqiptare e Volejbollit ka marrë përsipër të bëjë disa aktivitete të rëndësishme, të cilët do të kenë fatin të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH.

Sicred