KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Edhe pak na ndan nga finalja e edicionit të 64-t i Eurosong 2019

Edhe pak na ndan nga finalja e edicionit të 64-t i Eurosong 2019

Nën sloganin kuptimlotë “Guxo të ëndërrosh” po përgatitet të nisi Finalja e Madhe Festivalit Europian të këngës që po mbahet në Tel Aviv. Ky është edicioni i 64-t i këtij aktiviteti i cili është ndër më të vjetrit të këtij lloji në botë. Edicioni i këtij viti po ndiqet nga rreth 200 milionë shikues nga Kina, SHBA dhe Kanadaja. Shqipëria si anëtare e EBU merr pjesë rregullisht që prej vitit 2004. Suksesin më të madhe e ka arritur në vitin 2012 me këngën “Suus” të Rona Nishliut, duke u rradhitur e pesta.
Sukses shpresohet edhe për përfaqësuesen e sivjetshme Jonida Maliqi. Me këngën “Ktheju Tokës” ajo do të performojë e dyta në rradhë, pas Maltës që do të hap spektaklin. Me një mesazh të fortë dhe aktual mbi emigracionin, kënga është pritur shumë mirë nga publiku vendas dhe i huaj, duke marrë pëlqime dhe kritika mjaft pozitive, dhe reagime entuziaste për kalimin në finale.
Numri i votimit për Shqipërinë është 02.
Spektakli do të nisë në orën 21:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në RTSH 1 HD, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana si dhe aplikacionin RTSH TANI në telefonat celular.

Sicred