KRYEFAQJA » LAJME » “Edhe muret kanë veshë” zhvendoset në Shkodër fushata për mbledhjen e rrëfimeve

“Edhe muret kanë veshë” zhvendoset në Shkodër fushata për mbledhjen e rrëfimeve

Në kuadër të muajt shkurt, ditëve të përkujtimit të rrëzimit të bustit të ish diktatorit komunist Enver Hoxha, Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të ish – Sigurimit të Shtetit, organizoi aktivitetin “Edhe muret kanë vesh”. Sipas kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi me këtë aktivitet synohet që ato vuajtje që janë përjetuar nga njerëzit e dënuar e të përsekutuar, të tregohen në gjithë Shqipërinë. Pjesë e rëndësishme e aktivitetit u bënë edhe pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Ata inkurajojnë studentët që të realizojnë takime me persona që e kanë vuajtur në vitet e diktaturës komuniste. Rrëfimet e tyre mund të shërbejnë si dëshmi e rëndësishme në këtë proçes.  Drejtorja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të ish – Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, përveç hapjes së dosjeve shprehet optimiste edhe për gjetjen e rreth mijëra eshtrave të të zhdukurve gjatë periudhës komuniste. Autoriteti për Informim Mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit premtoi se për ndihmë ndaj Muzeut Antikomunist në Shkodër me dokumente e materiale që dëshmojnë persekucionin e shqiptarëve gjatë viteve të diktaturës komuniste.

Sicred