KRYEFAQJA » LAJME » Edhe Kukësi nën sinjalin e RTSH digjital

Edhe Kukësi nën sinjalin e RTSH digjital

Sinjali i paketës se re televizive numerike ka mbërritur edhe në Kosovë, aty ku në fakt nuk ka munguar asnjëherë dhe që është ndjekur nga shqiptarët atje në rrethana të vështira e ku RTSH ka qenë e vetmja dritare e informimit.
Në këtë familje kosovare kujtimet e kohës kur RTSH-ja ndiqej fshehur nga dhuna dhe represioni serb, por dhe marrja e sinjalit mes shumë vështirësive, ka marrë fund. Në familjen e Luan Halilosmanit u instalua në pak minuta paketa dixhitale tokësore me larmi programesh, ku sporti mbetet prioritet. “Jemi shumë të kënaqur nga TVSH, jemi rritur me të dhe e ndjekim gjithmonë. Platforma është shumë e mirë” thotë Luani.
Por mbërritja e sinjalit televiziv në një cilësi shumë të mirë, është një lajmi mirë edhe për qindra e mijëra familje në qarkun e Kukësit, ku përfshihen Hasi e Tropoja. Jo vetëm tifiozët e sportit, por dhe kategori të tjera teleshikuesisht tashmë kanë në shtëpitë dhe lokalet e tyre progranin falas në HD të plotë, që deri tani u ka munguar. “Jam shumë e kënaqur tani, se veç miza kemi parë” thotë me humor të hidhur një banore e Kukësit.
Pajiset e reja, që i kanë thënë lamtumirë teknologjisë se vjetëuar dhe që përhapin sinjalin në Kukës, Has, Tropojë e Gjakovë, janë fjala e fundit e teknologjisë së trasmetimit televiziv dhe mbulojnë një hartë të gjerë me afërsisht 200 mijë banorë.
Mënyra e vënies ne punë dhe kerkimit të kanaleve është një proces shumë i thjeshtë që zgjat vetëm pak minuta dhe nuk kërkon paisje të tjera shtesë , përveç dekoderit që tashmë është dhënë falas për shumicën e familjeve në nevojë .
Stacionet e përhapjes së sinjalit te RTSH shtrihen në pikat dominuese të rajonit duke garantuar cilësi te padiskutueshme.