KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Edhe Formula 1 flet anglisht në Silverstoun
Edhe Formula 1 flet anglisht në Silverstoun

Edhe Formula 1 flet anglisht në Silverstoun

Ishte pista e shtëpisë, përballë një publiku vendas të shumtë në numër dhe në një ditë kur sporti anglez arriti një kulm historik. Dhe piloti britanik, Ljuis Hemilton nuk ka zhgënjyer, duke triumfuar në një betejë të ethshme të provave zyrtare të garës së 10-të të këtij sezoni në Formula 1. Në fakt, provat zyrtare që u zhvilluan pak para se Anglia të mposhtte në futboll Suedinë dhe të kualifikohej për në gjysmëfinalen e Botërorit “Rusi 2018”, kanë qenë të luftuara nga fillimi deri në fund dhe vetëm 98 të mijëtat e sekondës ndanë 3 pilotët e parë nga njëri-tjetri. Dhe, për kënaqësinë e sportdashësve vendase, ishte piloti i shtëpisë, Hemilton, ai që dha atë që duhej dhe atëherë kur duhej, duke siguruar vendin e parë të nisjes në garën e së dielës dhe duke lënë rivalin për titull, Sebastian Fetelin. Piloti i “Mercedes”-it e bëri xhiron e tij me kohën 1 minutë, 25 sekonda e 892 të mijëtat, vetëm 44 të mijëtat e sekondës para pilotit të “Ferrari”-it, ndërsa skuadra italiane mund të ngushëllohet nga fakti se i 3-ti do të niset pilotit tjetër i saj, Kimi Raioken. Ndërkaq, i 4-ti do të niset piloti tjetër i “Mercedes”-it, Valteri Botas, i cili ka lënë prapa dyshen e skuadrës së “Red Bull”-it, Maks Verstapen dhe Daniel Rikiardo, të cilët zënë kështu radhën e 3-të të nisjes. 10-shen e të parëve e plotësojnë dy pilotët e “Haas”-it, Kevin Magnusen  dhe Romën Groszhën, të ndjekur nga Sharl Lëklërk dhe Esteban Okon. Sikundër ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni, provat zyrtare të Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 2, ndërsa gara e së dielës do të vijë në RTSH 1, duke nisur nga ora 14:45.

Sicred