KRYEFAQJA » LAJME » EC: Vazhdojnë operacionet për shuarjen e 15 zjarreve
EC: Vazhdojnë operacionet për shuarjen e 15 zjarreve

EC: Vazhdojnë operacionet për shuarjen e 15 zjarreve

Emergjencat Civile njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 15 vatra të mëdha zjarri në qarqet Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Shkodër, Fier, Berat, Lezhë. Në operacione janë angazhuar 24 makina zjarrfikëse, 109 forca zjarrfikëse, 20 punonjës të Gardës, 90 forca ushtarake, 11 forca pyjore dhe helikopterë. Ndërkohë nga Greqia dhe Italia kanë mbërritur avionë zjarrëfikës që po ndihmojnë në shuarjen e zjarreve. Megjithatë situata mbetet e vështirë edhe për shkak të temperaturave të larta që në disa zona i kalojnë 40 gradët. Shërbimet sinoptike njoftojnë se në fillim të javës së ardhshme temperaturat mund të bien. Megjithatë Emergjencat Civile përsëritin thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Sicred