KRYEFAQJA » LAJME » EC, 5 vatra zjarri janë problematike
EC, 5 vatra zjarri janë problematike

EC, 5 vatra zjarri janë problematike

5 vatra zjarri vazhdojnë të jenë problematike 24 orët e fundit njoftuan të martën Emergjencat Civile. Ato janë shënuar në qarqet Tiranë, Korçë, Vlorë e Gjirokastër. Autoritetet kanë angazhuar 50 punonjës zjarrfikës, 7 automjete zjarrfikëse, 60 efektivë nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, 48 punonjës të Pyjores dhe të bashkive të mbështetur nga helikopterë.
Në qarkun e Vlorës janë ende shqetësuese vatrat e zjarrit në Finiq dhe Delvinë. Situata ka qenë problematike në fshatrat Janicat, Leshnicë e Sipërme dhe Leshnicë e Poshtme, si dhe në pyllin e Pilloit të fshatit Vergo.
Në Qarkun e Tiranës, vijon aktive vatra e zjarrit në fshatin Sinaballaj të Bashkisë së Rrogozhinës. Zjarrfikësit dhe forca ushtarake, të mbështetura edhe nga një helikopter kanë vijuar për shumë orë ndërhyrjen për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit.
Në qarkun e Gjirokastrës, zjarrfikësit dhe forca ushtarake kanë punuar duke shuar plotësisht zjarret në Dhoksat, ndërsa vijon operacioni për shuarjen e vatrave të fshehura në Jorgucat dhe Kardhiq.
Në Korçë është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha në fshatin Panarit. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të mbështetura nga forca ushtarake, por kërkohet ndërhyrje nga ajri, për shkak të vështirësive të terrenit.

Sicred